Isufaj numëron rezultatet: Mbi 95 për qind të rasteve të korrupsionit dhe krimeve financiare i kemi përfunduar

29 dhjetor 2023 | 11:09

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka treguar efikasitet të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar.

Departamenti i veçantë në PSRK, ka përfunduar 95.2 për qind të rasteve, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në konferencën e fundit për këtë vit.

Isufaj u shpreh se gjatë vitit 2023, ky institucion i drejtësisë ka regjistruar 306 lëndë, ndërsa ka thënë se punë të madhe kanë bërë edhe në luftën kundër terrorizmit.

“Vitin që po e lëmë pas jemi ballafaquar me rastet e profileve të ndryshme, ku të dyshuar ishin zyrtarë të lartë shtetëror, të cilët i hetuam në mënyrë më të drejtë e më profesionale. Ne jemi përballur me lloje të ndryshme të kriminalitetit por para të gjithash treguam gatishmëri, profesionalizëm në punën tonë. Kjo ka bërë punën tonë më sfiduese dhe njëkohësisht ka bërë që të tregojmë profesiolizmin dhe guximin të pathyeshëm”.

“PSRK-ja ishte shumë aktive dhe e suksesshme. Gjatë vitit 2023, PSRK-ja ka regjistruar 306 lëndë. Nga lëndët e pranuara nga secili departament, shpërndaja ka qenë si në vijim: Departamenti për Krim të Organizuar dhe Krime tjera në kompetencë të PSRK-së 37 lëndë, Departamenti për korrupsion dhe krim financiar 172 lëndë, departamenti për krime lufte 46 lëndë dhe departamenti për terrorizëm 51 lëndë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitarja, Lirika Deva, ka fituar medaljen e artë në garën…