Ambasadori amerikan me video për vitin 2024: Kosova të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit

29 dhjetor 2023 | 12:24

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka publikuar një video në të cilin ka përmbledhur vitin 2023, ku ka përmendur vështirësitë, por edhe sukseset e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me ShBA-në.

Ai ka përshëndetur sërisht arritjen e Marrvëeshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në videon e tij, ambasadori amerikan ka vlerësuar se gjatë vitit 2024, ShBA-ja pret që të sheh progres të njëmendtë në çështjen e dialogut në Bruksel.

“Në vitin 2024, shpresojmë të shohim përparim të njëmendtë, duke përfshirë Serbinë qe ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Hovenieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesimi i Arsenalit për Matthijs De List vijon të jetë…