Cancelo: Gjithmonë kam qenë tifoz i Barcelonës 

29 dhjetor 2023 | 14:15

Joao Cancelos nuk po i pengon fakti që është në huazim te Barcelona nga Manchester City, për ta shprehur dashurinë që e ka për gjigantin e La Ligas.

Cancelo u transferua këtë verë te Barcelona në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi portugez ka thënë që ka qenë gjithmonë tifoz i Barçës, dhe se nuk ka pasur probleme me adaptimin në “Camp Nou”.

“Unë gjithmonë kam qenë një tifoz i Barcelonës. Jam rritur duke e shikuar Barcelonën duke luajtur. Ishte e lehtë që të adaptohem këtu sepse me të vërtetë më pëlqen shumë klubi. Më pëlqen shumë dinamika e klubit dhe ka qenë e lehtë, ka qenë shumë e lehtë për mua që të adaptohem këtu”, ka thënë Cancelo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Thaqi nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e SH.M.L.…