Kërcënohet ish-anëtari i KPK-së, arrestohet i dyshuari

29 dhjetor 2023 | 14:49

Ish-anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Agron Beka, i cili është shkarkuar para disa ditësh, së fundmi ka qenë cak i kanosjes dhe për pasojë ka kërkuar ndihmën e policisë, duke e denoncuar rastin.

Personi që dyshohet se e kërcënoi Bekën ka përfunduar në prangat e policisë, ndërkohë që tashmë kanë nisur hetimet.

Sipas burimeve të “Sinjalit”, Beka, i cili është edhe profesor universitar në Universitetin e Mitrovicës është kërcënuar seriozisht nga një person, përmes rrjetit social “Facebook”, pas publikimit të pasurisë së tij.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e Bekës, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) e ka kanosur me fjalët “Ky don plumb në gojë…”.

Si rezultat i denoncimit, policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e studentëve, të cilët ndanë nisur protestat pas zgjedhjeve…