Pioli: Nuk kam frikë nga shkarkimi

29 dhjetor 2023 | 15:43

Milani do të përballet këtë të shtunë me Sassuolon në javën e tetëmbëdhjetë të Serisë A. Trajneri Stefano Pioli tashmë është vënë në dyshim për shkak të rezultateve të fundit që ka pasur.

“Ka qenë një javë punë për të përmirësuar të tashmen tonë. Nesër duhet të bëjmë një paraqitje fituese, por nuk e konsideroj si shansin tim të fundit. Nuk kam frikë, do të doja që skuadra të mund të shprehte potencialin e saj, duke u bërë më e bashkuar. Defekti ynë këtë vit është që nuk kemi pasur vazhdimësi. Nuk kam folur me Cardinale, e pashë në Milanello një muaj më parë, por unë ndërveproj me drejtuesit si gjithmonë. Kam jetuar këtë javë duke punuar, është gabim të mendosh për të ardhmen e Piolit. Ne të gjithë kemi nevojë për një fitore nesër. Duhen shumë gjëra, ka vend për të bërë mirë, por nesër na duhen tri pikët”, ka deklaruar Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në muajin nëntor të…