Hoti dhe Murtezaj takohen me Mustafën

29 dhjetor 2023 | 15:59

Isa Mustafa, ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdon të jetë aktiv në jetën politike, ndonëse jo aq vrullshëm sa më përpara.

Megjithatë, ai nuk ngurron të flasë sa herë që pyetet nga gazetarët për rrjedhat politike në vend. Madje, gjatë këtij viti, Mustafa kishte pasur edhe disa kritika ndaj Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së.

Së fundmi, kritika ndaj Abdixhikut kishte pasur edhe Valon Murtezaj, pasi nuk ishte rizgjedhur në Kryesinë e LDK-së. Përveç Murtezajt, edhe Avdullah Hoti nuk është se e ka pasur marrëdhënien më të mirë në botë me Abdixhikun.

Madje, Hoti gati asnjëherë nuk e ka përmendur togfjalëshin “Rruga e Re”, një program politik i nisur nga Abdixhiku.

Në këtë kontekst, Hoti nuk e ka përditësuar as fotografinë e profilit dhe as të sfondit me logon e “Rrugës së Re”, siç kanë bërë shumë prej deputetëve, zyrtarëve dhe aktivistëve të LDK-së.

Të tria këto personalitete janë parë sot bashkë në një restorant në Prishtinë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka publikuar fotografinë me Mustafën dhe Murtezajn, duke shkruar se janë takuar “për të uruar njëri-tjetrin”.

“Në përfundim të vitit, për të uruar njëri-tjetrin dhe për të shprehur mirënjohjen për miqtë e mi”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylvio Mendes Campos Junior (Sao Paulo, 12 Prill 1974), për…