Policia jep detaje për plagosjen e një personi në Gjakovë, u gjuajt me armë zjarri nga ish-dhëndri

30 dhjetor 2023 | 10:09

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 18:20. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga ish-dhëndri i tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, derisa i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë 29.12.2023-18:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë, /Reporteri.net/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës…