Nisma fton opozitën t’i bashkohet ekipit negociator në krye me Limajn

06 shtator 2018 | 19:38

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot mbledhjen me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve.

Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen politike në vend në përgjithësi, në veçanti për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Kryesia e Nismës ia ka ofruar mbështetjen e parezervë kryetarit Limaj në emërimin si kryesues i delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë.

“Nisma Socialdemokrate në skenën politike ka hyrë për të marrë iniciativa e përgjegjësi për interesin e shtetit e të qytetarëve të Kosovës. Kjo është arsyeja pse kryetari Limaj ka pranuar të marrë përgjegjësi për shtetin tonë në bisedimet politike të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. Nisma Socialdemokrate fton partitë opozitare që t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ftesë e sinqertë u drejtohet edhe ekspertëve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin”, është thënë në komunikatën e Nismës Socialdemokrate.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…