Gjykata merr vendimin: Arrest shtëpie për Sali Berishën

30 dhjetor 2023 | 13:28

 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

Kjo kërkesë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri i Shqipërisë nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore.

Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamenti për t’i hequr atij imunitetin.

Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.

Gjeni mëposhtë vendimin e plotë të Gjykatës marrë ndaj Sali Berishes që e ka siguruara shqiptarja.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe përkundër faktit se s’e ka njohur pavarësinë e Republikës…