Rezistencë e armatosur në Zubin Potok: Ky është njëri prej të dyshuarve që shtiu me armë drejt Policisë

30 dhjetor 2023 | 17:56

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Bube të Zubin Potokut, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare është përballur me rezistencë të armatosur nga disa persona të dyshuar. Zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit dhe kanë arritur që të arrestojnë njërin prej personave të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Dragoslav Igrutinoviç, 42-vjeçar.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, zyrtarët policorë dhe Igrutinoviç nuk kanë pësuar lëndime.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur të ngarkuara 40 copë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Po ashtu aty janë hasur edhe dy automjete të braktisura, dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, përfshirë IPK-në dhe për rastin është njoftuar prokurori. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti kundrejt dy veprave penale: ‘sulmi ndaj personit zyrtar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’”, njoftoi Policia përmes një komunikate për media.

Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vendngjarje janë sekuestruar, kurse Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve tjerë që dyshohet të jenë përfshirë në rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një videomesazh…