Për çlirimtarët prapa grilave!

31 dhjetor 2023 | 15:51

Nga Bardhyl Mahmuti, politolog dhe ish-përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në këtë natë ku miliardë njerëz anembanë botës festojnë në familjet e tyre përcjelljen e vitit të vjetër dhe pritjen e Vitit të Ri, shumë familje të çlirimtarëve të Kosovës, të cilët mbahen padrejtësisht në burgjet e Hagës, Dubravës, Idrizovës dhe në burgje të tjera, janë me shpirt të thyer për mungesën e më të dashurve të tyre.
Lirimi sa më i shpejtë i të gjithë luftëtarëve të lirisë është urimi im i përzemërt për familjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të Rexhep Selimit e Sali Mustafës, të Pjetër Shalës e Isni Kilajt, Haxhi Shalës e Fatmir Reçicës, të Enver Hoxha Klein dhe Trimave të Kumanovës!
Në veçanti, një urim i përzemërt për familjen e Jakup Krasniqit, i cili më 1 janar ka ditëlindjen e shtatëdhjetë e tre!
Urime familjes dhe miqve të Jakup Krasniqit, këtij vigani të Çështjes Kombëtare Shqiptare, i cili, me pushkë dhe penë, i kushtoi më shumë se gjysmë shekulli nga jeta e vet rezistencës sonë kombëtare.
Festofshim në liri miku im i çmuar, që aq shumë i dhe lirisë së Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti i Ri 2024, ka hyrë edhe në Australi. Në…