Festë e zbehtë në Burojën e Hashim Thaçit

31 dhjetor 2023 | 20:57

Nata e 31 dhjetorit po afron në Burojë. Për këtë kane filluar edhe shenjat e para të festës.

“Na si fëmijë i gëzohemi Vitit te Ri, sepse është një atmosfere festive, mblidhemi me familje dhe te afërm”

Por, ndryshe nga fëmijët, Vitin e Ri të 2024-tës po e presin të rriturit në këtë fshat të Skenderajt.

Familjarë, të afërm e miq, u mblodhën Natën e Vitit të Ri edhe në familjen Thaçi në Burojë.

Por, edhe këtë festë këtu mungoi ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit nga viti 2020, ndodhet për gjykim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Familjarët e ish-drejtorit politik të Uçk-së nuk patën mundësi të flasin para kamerës.

Por gjatë gjithë të dielës, këta pritën të afërmit në këtë ditë të zbehtë feste në fshat.

Njëri nga ata që e vizitoi familjen e Hashim Thaçit, ishte edhe bashkëfshatari i tij, Naim Hoti.

Ky thotë se Buroja nuk ka festë pa ish-presidentin.

E shumica e banorëve të Burojës, dëshirën për vitin 2024, e kanë të njëjtë.

Por, pavarësisht që nuk ndodhën në shtëpi, ish-krerët e UÇK-së, mund të festojnë së bashku në Hagë.

Në një përgjigje për Tëvë1, nga Dhomat e Specializuara, kanë treguar se si i kalojnë ditët e festave në këtë qendër paraburgimi.

“DHSK Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit të DSK-së siguron mirëqenien e të paraburgosurve në një mjedis të parrezikshëm dhe të sigurt. Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit. Ata mund të tregojnë nëse dëshirojnë të krijojnë kontakt me një këshilltar fetar ose shpirtëror, ose mund t’i bëjnë një kërkesë Shefit të Paraburgimit nëse dëshirojnë të marrin pjesë në ndonjë shërbim, takim ose ceremoni të disponueshme të mbajtur në objektin e paraburgimit”, thuhet nga Specialja.

Nga Haga, po ashtu kanë thënë se vizitat familjare dhe të tjera personale, vizitat në Zoom dhe telefonatat janë të mundshme gjatë periudhës së festave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, është shfaqur i shtrirë…