Ramadan Selimi: I dashur vëlla Rexhë, 2024 le të jetë vit i lirisë tënde dhe të bashkëluftëtarëve tuaj!

31 dhjetor 2023 | 22:55

Ish-luftëtari i UÇK-së, Ramadan Selimi, vëllai i Rexhep Selimit përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se ndërrimi i motmoteve edhe këtë vit është varfër pa Rexhën dhe bashkluftëtarët e tij të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Ti ishe i vendosur të luftoje deri në çlirimin e vendit nga pushtuesi shekullor serb. Edhe këtë e arrite, por fati e deshi që Ti dhe bashkëluftëtarët e tu po mbaheni në paraburgim në Hagë. Ju edhe në këtë mënyrë po vazhdoni betejën tuaj edhe pas çlirimit të vendit, duke e dhënë LIRINË TUAJ PËR LIRIN E KOSOVËS”, ka shkruar Ramadan Selimi.

Postimi i plotë i tij:

I dashuri vëlla Rexhë!

Edhe ky ndërrim motesh na erdhi pa lirinë dhe praninë tënde në gjirin e familjes.

Sa e sa herë gjatë luftes, nëpër fronte dhe beteja të shumta, jeta e juaj ishte në rrezik për liri a vdekje. Sa shumë shokë e familjarë humbe nëpër këto beteja të shumta, por Ti asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk u ligështove, veçsa more forcë dhe motiv e u kalite edhe më shumë moralisht e fizikisht për beteja të reja dhe vazhdove luftën nëpër fronte e istikame të tjera.

Ti ishe i vendosur të luftoje deri në çlirimin e vendit nga pushtuesi shekullor serb. Edhe këtë e arrite, por fati e deshi qe Ti dhe bashkëluftëtarët e tu po mbaheni në paraburgim në Hagë. Ju edhe në këtë mënyrë po vazhdoni betejën tuaj edhe pas çlirimit të vendit, duke e dhënë LIRINË TUAJ PËR LIRIN E KOSOVËS.

Viti 2024 le të jet Vit i Lirisë tënde dhe të bashkëluftëtarëve tu!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Vitin e Ri…