80 të rrezikshmit e burgjeve të Kosovës, përherë nën masa të rrepta sigurie

01 janar 2024 | 08:14

Janë një grup që përbëjnë vetëm 5 % të një grupi personash prej 1700.

Bëhet fjalë për 80 persona që janë në burgje e qendra paraburgimi, e që janë të kategorizuar si persona me rrezikshmëri të lartë.

Për disa prej tyre verdikti është dhënë e tashmë janë në vuajtje të dënimit, por ka edhe të tillë që janë akoma në paraburgim.

Por pjesa dërrmuese e më të rrezikshmëve ndodhen aty ku siguria është më e lartë, në burgun që aktualisht për drejtor ka Xhevdet Maqastenën.

“Në Burgun e Sigurisë së Lartë vendosen dy kategori, të dënuarit dhe të parabugusurit të cilët paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë, dhe rrezikshmëri të lartë

Natyrisht që pjesa dërrmuese e personave që paraqesin rrezikshmëri të lartë, vendosen në Burgun e Sigurisë së Lartë“, ka thënë Xhevdet Maqastena – Drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë.

Ata që akuzohen për veprën e njejtë asesi nuk takohen, ushqehen a shëtisin bashkë, por të rrezikshmit në shëtitore edhe mund të takohen me të dënuar të tjerë, për cka nganjëherë tensioni është i pashmangshëm, vecse stafi korrektues është gjithmonë aty.

“Nuk është shumë e lehtë por stafi bën një punë të përditshme, permanente në drejtim të menaxhimit, të kësaj kategorie, stafi ështqë professional bën punë të jashtzakonshme, në kuptimin e menaxhimit, natyrisht duke përdorur metodat e punës, për të cilat janë të trajnuar”, vijon ai.

Përderisa aktual prej 80 personash të kategorizuar me rrezikshmëri të lartë, sipas ish-drejtorit të SHKK-së, Sokol Zogaj, nuk është edhe shumë i madh, ai thekson se e rëndësishme është që janë shmangur situata të rënda.

“Nuk është edhe aq i madh ne kemi pasë edhe më shumë në Burgun e Sigurisë së lartë dhe Burgjet e tjera, është me rëndësi që vend për ta kemi. Deri sot nuk kemi pasë skandale aq të mëdha, sa me i veçu. Sidomos me të paraburgosurit duhet me punu ma shumë mos me ardheë te një konflikt mes të burgosurëve sepse problemi I madh është mes tyre, jo mes të burgosurve dhe stafit”, ka deklaruar Sokol Zogaj – Ish drejtor i SHKK-së.

Përndryshe pikërisht për një përplasje mes të burgosurish është raportuar pas vrasjes së Liridona Ademajt, ku katër të dyshuarit ishin vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Pas raportimeve, Shërbimi Korrektues kishin njoftuar se konflikti është parandaluar dhe tashmë të dyshuarit ishin shpërndarë në 4 qendra të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i mire dhe shumë inkurajues vjen nga Gjermania.…