Rrahmani: Vit i suksesshëm, shpresoj të kthehem më i fortë dhe të vazhdoj t’ju bëj krenarë

01 janar 2024 | 17:13

Albion Rrahmani ishte sensacioni i vitit 2023.

Ylli kosovar u transferua në Rumani gjatë verës së kaluar pas eksperiencës fantastike që e pati te Ballkani.

Në gjashtë ndeshjet e para, përfaqësuesi kosovar i realizoi gjashtë gola dhe si rezultat i kësaj forme, nisi të fitonte minuta edhe në Kombëtare.

Mirëpo, një lëndim i rëndë ia ndali rrugëtimin në gjysmë.

Sidoqoftë, 23 vjeçari e konsideron si të suksesshëm vitin që shkoi, ndërsa shpreson që të rikthehet edhe më i fortë në vitin 2024 për t’i bërë të gjithë krenarë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit llapjan, i cili synon ta japë kontributin e tij tek Rapid Bukureshti në pjesën e dytë të sezonit dhe më pas, qoftë në verën që vjen apo në vitin 2025, ta gjejë një angazhim në një klub më të madh evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e doganës në pikën kufitare Vërmicë, kanë zbuluar një…