Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

01 janar 2024 | 20:27

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë.

Një automjet është vetaksidentuar teksa ngjarja kishte ndodhur rreth orës 19:00.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës, i cili tha se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 19:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (Suharekë). Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident) dhe se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, tha ai për Sinjalin.

Ndërkohë disa media lokale të Suharekës kanë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i dëmtuar rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku,…