![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/rrahje-sakte-2400x1524-c-848x478_2301-600x360-1.jpg)
Përleshen dy grupe në Drenas, përdorën thika dhe sëpatë
02 janar 2024
| 09:31
Të hënën rreth orës 20:55, gjashtë vetë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Gllogoc / 01.01.2024 – 20:55. Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.