Ministri i Jashtëm i Maqedonisë uron Kosovën për liberalizimin e vizave: Moment historik

02 janar 2024 | 12:39

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke e quajtur këtë moment historik edhe për progresion e rajonit në tërësi.

“Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha. Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ferat SHALA “Qeveritë populiste shpesh përdorin pabarazinë si një…