Policia e Kosovës konfiskoi 29 patentë shoferë brenda 24-të orëve

02 janar 2024 | 16:13

Policia e Kosovës, sikurse ditëve të kaluara edhe në këtë fillim të vitit 2024, ka vazhduar me aktivitete konkrete në terren.

Si zakonisht janë realizuar edhe Pika të Kontrollit për Automjete, ku në nivel vendi janë realizuar 496 pika kontrolli, sipas detyrave që dalin nga urdhri operativ për shtim të masave të sigurisë në trafik.

Gjatë 24 orëshit të fundit nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete me qëllim që të parandalohen e edhe të ndëshkohen ata që nuk kanë përfillur rregullat në trafik.

Për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 29 patentë shofer drejtuesve të automjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet turke kanë ndaluar 33 persona që dyshohet se po…