Sauditët ofrojnë 7 milionë euro në sezon për Politanon

02 janar 2024 | 16:24

Mateo Politano është një nga lojtarët që ka bërë më mirë këtë sezon te Napoli, duke mbushur hapësirën e lënë bosh nga Hirving Lozano.

Kjo gjë ka ngjallur interesin saudit për sulmuesin italian, me Al Shabab që i ka ofruar 7 milionë euro në vit 30-vjeçarit.

Gjithsesi mediat italiane bëjnë me dije se ai nuk do të largohet nga Napoli dhe madje është i gatshëm të rinovojë me “të kaltërit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Kadri…