Gazeta amerikane zbulon planin, Putin-Le Pen po punojnë për rrëzimin e Emmanuel Macron

02 janar 2024 | 19:33

Jo pak publikime janë shkruar për marrëdhënien mes lideres së ekstremit të djathtë francez Marine Le Pen dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas një artikulli të publikuar në nisje të 2024-ës nga Washington Post, politikania franceze këmbëngul të mbajë marrëdhënie të ngushta me Kremlinin, me synimin për të ulur shkallën e mbështetjes së Parisit zyrtar ndaj Ukrainës.

Sipas hetimit të gazetës amerikane, Rusia ka planifikuar një operacion për rrëzimin e Emmanuel Macron në Francë, në të cilin partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen luan një rol të rëndësishëm.

Gazeta citon dokumentet e Kremlinit të marra nga një shërbim evropian i sigurisë që implikojnë rrethin e ngushtë të Putinit, metodat e të cilit kombinojnë ndikimin e mediave sociale dhe mbështetjen për partitë e ekstremit të djathtë, në strategjinë anti-Macron.

Sipas WP, qëllimi më i gjerë i këtij plani është destabilizimi i Evropës. “Të gjitha qeveritë e Evropës Perëndimore do të ndryshojnë“, shprehet i sigurtë Jean-Luc Chafozet, një ish-deputet i BE-së i lidhur me partinë e Le Pen, i cili citohet nga gazeta amerikane.

Investigimi i botuar të shtunën thekson gjithashtu se Chafozet “i jep me qira një kat të rezidencës së tij” në Strasburg, komandantit të dytë të ambasadës ruse në Francë, i cili ishte në Këshillin e Evropës deri në përjashtimin e Rusisë nga marsi 2022.

Qershorin e kaluar, raportuesi i qeverisë Macron në një komision parlamentar e kishte përshkruar partinë e Le Pen si një “rrip transportues” të qëllimeve të Rusisë dhe këmbënguli në “përafrimin e partisë së saj me diskursin rus“.

Partia e Le Pen është me të vërtetë përfaqësuesja e Kremlinit në Francë dhe luan një rol parësor në transmetimin e propagandës së Putinit”, u tha në një reagim të partisë së Emmanuel Macron në një mesazh në platformën X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë…