Rusët bombardojnë Rusinë

03 janar 2024 | 08:33

Gjatë një sulmi ajror, ushtarët e Vladimir Putinit, duke menduar se po gjuajnë ukrainasit, kanë bombarduar fshatin Petropavlovka në rajonin rus Voronezh.

Duke tentuar ta arsyetojnë veprimin e tyre me kinse një gabim, ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se nga lëshimi i bombave nuk ka pasur viktima, por disa video amatore e tregojnë të kundërtën – sandale të mbushura me gjak, ndërtesa dhe shtëpi të shkatërruara.

“Lëshimi i bombave nga aeroplani ndodhi më 2 janar rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërsa aeroplani i Forcave Ajrore ruse po fluturonte mbi fshatin Petropavlovka në rajonin Voronezh. Nuk pati viktima”, u tha në kumtesën e ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një garë me kohën, kështu e përshkruajnë shpëtimtarët dhe politikanët…