Detaje të reja nga vrasja e rëndë në SHBA ku humbi jetën shqiptarja së bashku me dy fëmijët

03 janar 2024 | 12:50

Rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan (49 vjeç) vrau gruan e tij Ornela Morgan (43 vjeç) dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Daily Mail raporton se pas vrasjes së tyre, polici vrau edhe veten.

Watson pritej që të dilte në pension gjatë muajit mars të këtij viti.

Të katër anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur me plagë nga arma e zjarrit.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me armë zjarri”, tha policia.

Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes të premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e mirëqenies.

“Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes mbrëmë dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstown në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”, tha Policia e Bronxville në një deklaratë për CBS News.

Ngjarje tragjike: Shqiptarja dhe dy fëmijët e saj vriten nga bashkëshorti në SHBA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsumimi i duhanit në hapësira të brendshme dhe reklamimi në…