Dortmundi pritet ta huazojë Sanchon
03 janar 2024
| 14:45
Borussia Dortmundi është e interesuar që ta kthejë Jadon Sanchon nga Manchester Unitedi, sipas “Sky Sports”.
Raportohet që janë mbajtur bisedime fillestare lidhur me mundësinë e një transferimi deri në fund të sezonit.
Djajtë e Kuq e kishin blerë anglezin nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2021.