Limaj me bashkëpunëtor ngushëllon familjen Hasani

03 janar 2024 | 19:03

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj i shoqëruar nga Bilall Sherifi, Mevludin Krasniqi, Endrit Shala etj, kanë marrë pjesë në ngushëllime në familjen e Nait Hasanit në Randobravë të Prizrenit, me rastin e vdekjes së nënës Fahrie. Aty janë pritur nga kryefamiljari Xhemali Hasani dhe rrethi familjar.

Njoftimi i plotë i Nisma për Kosovën:

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë qëndruam në familjen e mikut e bashkëluftëtarit Nait Hasanit për të ndarë dhimbjen për vdekjen e nënës së tij!

Nënës Fahrije, i qoftë  i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi dhe shumë sakrifica i dha, gjithmonë krenare!

Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Hasani!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se pas hyrjes në…