Kryetari i Zubin Potokut: Peticioni do të dështojë, qytetarët serbë janë më të interesuar për punësim e zhvillim

03 janar 2024 | 19:13

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se peticioni do të dështojë, kështu duke theksuar se qytetarët serbë atje janë më të interesuar për punësim e zhvillim se sa për peticione.

Zeqiri ka thënë se kohëve të fundit janë shtuat kërkesat nga komuniteti serb për shërbime komunale.

“Nuk kemi ndonjë informaco0n për zhvillimin e ndonjë peticion, mirëpo neve çdo ditë, por edhe sot patëm shumë kërkesa të qytetarëve për punë të ndryshme dhe shërbime të ndryshme. Duket se qytetarët po flas për shumicën serbe, janë të interesuar për punësime dhe zhviullim dhe ndihmë në forma të ndryshme sesa për peticione. Unë mendoj që peticioni nuk do të ketë sukses dhe do të dështojë në këtë drejtim”, ka thënë Zeqiri në “FIVE” të Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj i shoqëruar nga Bilall Sherifi,…