Çitaku reagon pas sulmeve të Bislimit ndaj Gjykatës Kushtetuese: Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik

03 janar 2024 | 19:47

Pas sulmeve brutale që Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri ndaj Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur “jo kompetentë”, “jo kredibilë”, “kontroverzë” dhe “mjedis i korruptuar” – ka reaguar Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke e vlerësuar jo vetëm si skandal por edhe që “demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse”.

Reagimi i Çitakut:

Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë “ Radio Gorazdevacit” do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë

Por, kur një ZVKM në detyrë shprehet me gjuhë të tillë kundër gardianit të Kushtetutës, është alarmante dhe e rrezikshme.

Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
isa pjesë të Evropës veriperëndimore po përballen me ndikimin e…