Komandanti i ushtrisë: Mbrojtja ajrore e Ukrainës mund të përballojë sulme edhe më të fuqishme

04 janar 2024 | 08:13

Mbrojtja ajrore lëvizëse e Kievit ka municion të mjaftueshëm për t’u përballur me disa sulme më të fuqishme, por më pas do të ketë nevojë për më shumë ndihmë perëndimore, tha më 3 janar Serhiy Nayev, komandanti i forcave të përbashkëta të ushtrisë së Ukrainës.

Në fund të vitit të kaluar, Rusia nisi sulmet e saj më të mëdha me raketa dhe dronë që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.

Më pas bombardoi kryeqytetin dhe qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, më 2 janar, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dhjetëra.

Ushtria ukrainase tha se Rusia e sulmoi me 90 dronë gjatë natës, duke e cilësuar si “numër rekord” të sulmeve ajrore.

“Ka municion të mjaftueshëm për t’i bërë ballë disa sulmeve të ardhshme të fuqishme,” tha Nayev për agjencinë e lajmeve AFP, derisa përmendi situatën aktuale me sistemet e mbrojtjes ajrore lëvizëse.

Në fund të vitit të kaluar Organizata e Kombeve të Bashkuara i kërkoi Rusisë të ndalojë “menjëherë” sulmet në Ukrainë.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk m 29 dhjetor dënoi të valën vdekjeprurëse të sulmeve ruse në të gjithë Ukrainën dhe i kërkoi Moskës që të ndërpresë sulmet.

“E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon në mënyrë eksplicite sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile, dhe sulmet pa dallim, në çdo rrethanë,” tha ai.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ukraina raporton për një “numër rekord” të sulmeve me dronë nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para Krishtlindjes, aeroporti Ferihegy në Budapest u mbush me hungarezë…