Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra robër lufte

04 janar 2024 | 08:51

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra robër lufte.

Sipas medieve të huaja, autoritetet ukrainase thanë se 230 të burgosur ukrainas të luftës u kthyen në shtëpi në shkëmbimin e parë të dy vendeve që pothuajse pesë muaj.

E Ministria e Mbrojtjes e Rusisë theksoi se 248 ushtarakë rusë janë liruar sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç bëhet me dije, disa nga ukrainasit ishin mbajtur që nga viti 2022.

Midis tyre ishin disa nga ata që luftuan në beteja historike për ishullin e gjarpërinjve të Ukrainës dhe qytetin ukrainas të Mariupolit.

Ombudspersoni i të Drejtave të Njeriut të Ukrainës, Dmytro Lubinets, tha se ky ishte shkëmbimi i 49-të i të burgosurve të luftës deri më tani.

Lajmi për shkëmbim erdhi edhe pasi Rusia tha se rrëzoi 12 raketa të gjuajtura në një nga rajonet e saj jugore në kufi me Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad…