Ekipi i Premierligës interesohet për Firminon

05 janar 2024 | 11:19

Fulhami është ndër klubet e Premierligës të cilave u është ofruar shansi për të nënshkruar me Roberto Firmino, raporton “talkSPORT”.

Firmino po kërkon të largohet nga Al Ahli pas vetëm gjashtë muajsh në klub.

Sheffield United gjithashtu ka treguar interes për brazilianin përpara se Paul Heckingbottom të shkarkohej si trajner.

Ylli brazilian ka përfunduar lëvizjen e tij në skuadrën e Arabisë Saudite korrikun e kaluar pas një qëndrimi tetë-vjeçar me Liverpool .

Në atë kohë, Firmino kishte bërë 362 paraqitje për “Reds”, duke shënuar 111 herë në proces.

Ai gjithashtu ka kontribuuar në kabinetin e madh të trofeve të Liverpoolit, duke i ndihmuar ata të fitonin Premier League, Champions League, FA Cup, EFL Cup, UEFA Super Cup dhe Kupën e Botës për Klube në atë kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kemi dorëzuar padi kundër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit…