Presidenca belge e BE-së: Normalizimi me Serbinë mbetet vendimtar për të ardhmen e Kosovës

05 janar 2024 | 11:22

Që nga 1 janari, Belgjika ka marrë kryesimin nga Spanja të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).

Në një përgjigje për “Express”, Presidenca belge ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbetet vendimtar për të ardhmen e Kosovës në BE.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet vendimtar për të ardhmen e Kosovës në BE. Për të bërë përparim në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, në termat afatshkurtër dhe afatgjatë, Kosovës i duhet – njësoj si Serbisë – të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushë angazhimet e marra në marrëveshjet e kaluara”, ka thënë deklaruar David Jordens, zëdhënës në Presidencën belge të BE-së.

Më tutje, ai ka folur edhe për statusin e kandidatit të Kosovës për BE.

“Gjatë kryesimit të saj të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Belgjika do të përpiqet për konsensus midis shteteve anëtare, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e të gjitha vendeve anëtare dhe duke respektuar plotësisht metodologjinë e zgjerimit të BE-së”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fulhami është ndër klubet e Premierligës të cilave u është…