Haxhiu dënon rrahjen e Sanduloviqit: Serbia ende është në vitet ’90-ta, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

05 janar 2024 | 11:26

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dënuar rrahjen e politikanit serb, Nikolla Snaduloviq, i cili kishte vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Haxhiu ka theksuar se Serbia jeton në vitet ’90-ta dhe larg normalizimit.

Në këtë drejtim, ajo ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë akt.

“Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 1 janari, Belgjika ka marrë kryesimin nga Spanja…