Pacolli: Nuk shoh arsye që Vuçiqi ta vizitojë Ujmanin

07 shtator 2018 | 12:54

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që presidenti i Serbisë, Aleksandër  Vuçiq, ta vizitojë liqenin e Ujmanit.

“Nuk dua të paragjykoj asgjë, por nuk shoh arsye pse duhet të vizitohet Ujmani në këtë fazë të dialogut që momentalisht ndodhemi. Nuk e di për çfarë arsye, sepse aty nuk ka asnjë qendër urbanistike. Çdo vizitë duhet ta ketë një arsye. Ne nuk shohim një të tillë. Nëse një kërkese e veçante bazohet në diçka, sigurisht se ne nuk do të jemi kundër. Nëse vizita është me qëllime të mira, ai është çdoherë i mirëseardhur”, ka theksuar Pacolli para gazetarëve në Bruksel.

Moslejimi i Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin ka bërë që sot në Bruksel të dështojë takimi i dy presidentëve me Federica Mogherini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Thesarit, ka vënë sanksione kundër katër individëve…