“U djeg bashkë me dokumentet, la pas një vajzë katërmuajshe”

07 janar 2024 | 08:58

Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi. Vetura në të cilën gjendeshin tashmë dy viktimat, si pasojë e aksidentit, ka marrë flakë, me ç’rast Jetmiri, i cili ishte dhëndri i Kushtrimit, është djegur bashkë me dokumentet e tij, kurse Kushtrimi ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir një djalë 1 vjeç.

Bashkimi, një familjar i afërm, ka folur për mediet vendore dhe ka thënë se kufomat janë ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.

Ai tha se Kushtrimi dhe Jetmiri kanë qenë duke ardhur në Kosovë në kohën kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa në Kosovë ka qenë duke i pritur djali i tij (i Bashkimit), bashkë me një grup studentësh nga Gjermania, për të bërë shëtitje nëpër vende historike në Shqipëri dhe Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 11 vetë u vranë të shtunën nga sulmet…