Dogana e Serbisë publikon fotografi të armëve të “gjetura” në veturën me targa RKS

07 janar 2024 | 09:02

Dogana e Serbisë ka thënë se në Merdarë kanë konfiskuar arsenal armësh nga një automjet siç thonë ata me targa RKS.

Sipas kësaj dogane, në makinë ishin dy pasagjerë që po udhëtonin nga Prishtina.

“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bëjnë një kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën karriget dhe nën kapakët e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, u tha në njoftim e Doganës së Serbisë.

Autoritetet serbe njoftuan se doganierët kanë dorëzuar te policia siç thonë dy personat që gjendeshin në automjet “dhe kanë njoftuar prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën…