Hamasi publikon pamjet nga luftimet e ashpra me izraelitë në Gazë

07 janar 2024 | 09:52

Grupi militant palestinez Hamas ka publikuar pamjet nga luftimet në Rripin e Gazës, ku shihen pjesëtarët e këtij grupi duke shkrepur raketa mbi mjetet e blinduara izraelite dhe marrin pjesën në luftime të ashpra.

Në video shihen pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam, duke e goditur me raketë mjetin e blinduar në Gazë, transmeton Telegrafi.

Në një moment militanti i Hamasi qëndron pak metra larg tankut izraelit. Ata përdorën raketat Yassin-105 që zhvillohen brenda Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur mbrëmë se në Gazë ka humbur jetën edhe një ushtar, Roi Yochai Yosef Mordechai, ku numri i përgjithshëm i ushtarëve izraelitë të vrarë ka shkuar në 510.

E mediat izraelite kanë shkruar se pas përfundimit të luftës, rreth 12.500 izraelitë do të mbeten të paaftë për punë në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, thotë…