Pas pesë ditësh, 90-vjeçarja nxirret gjallë nga rrënojat

07 janar 2024 | 09:54

Një grua në të 90-at është nxjerrë e gjallë pas 5 ditësh nën rrënoja, nga tërmeti shkatërruese në Japoni. Ekipet emergjente arritën ta nxjerrin gruan nga rrënojat e një shtëpie dykatëshe në Suzu.

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballësh shkaktoi më shumë 120 viktima, ndërsa më shumë se 200 janë ende të zhdukur.

Japonia, në të ashtuquajturën unazë zjarri të Oqeanit Paqësor, është ndër vendet ku janë regjistruar shumë nga tërmetet më të forta në mbarë globin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi militant palestinez Hamas ka publikuar pamjet nga luftimet në…