‘Viset rurale pothuajse janë shpopulluar totalisht’, Krasniqi i shqetësuar nga emigrimi gjatë kësaj qeverisje

07 janar 2024 | 13:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti gjatë këtyre tri viteve ka thënë se emigrimi i qytetarëve drejt perëndimit “ka marrë përmasa shqetësuese” për çfarë ka thënë se “viset rurale pothuajse janë shpopulluar tërësisht”.

Në një intervistë për “Kosovapress”, ai e ka quajtur “më të dobëtën dhe më të paaftën” ndonjëherë në Kosovës qeverinë e Albin Kurtit.

“Qeveria e Albin Kurtit do të mbahet mend si qeveria më e dobët në Kosovën e pavarur, si qeveria më e paaftë, si qeveria më jo efikase në cilëndo prej fushave. Në asnjë fushë ne nuk jemi më mirë sesa kemi qenë para tri apo pesë vjetësh. Arsimi ka degraduar, rezultatet e PISA tregojnë për një rënie më të madhe në cilësinë e mësim-nxënies. Shëndetësia është në kolaps, sot as spitalet më të rëndësishme nuk kanë mjetet elementare, derisa listat e pritjes edhe në ato klinika ku nuk ka pasur janë shkuar në disa muaj”.

“Ekonomia jonë ka stagnuar, rritja 3.5 për qind është më e vogël sesa rritja në vitet e para të pavarësisë. Emigrimi ka marrë përmasa shqetësuese, vise të Kosovës, veçanërisht rurale që pothuajse janë shpopulluar totalisht. Kemi një diplomaci në vdekje klinike, ku nuk kanë arritur jo vetëm të marrin në njohje të re, por e kanë humbur edhe mbështetjen dhe respektin nga shtetet më mike të Kosovës. Është kjo qeveri që ka sjellë sanksione nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet evropiane janë destinacione të njohura për punëtorët e huaj,…