![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/city.jpg)
City kompleton transferimin e talentit 15-vjeçar
07 janar 2024
| 13:52
Manchester City ka njoftuar se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e talentit Finlay Gorman nga Leeds United.
15-vjeçari ka refuzuar shumë oferta nga klube të ndryshme, pasi qëllimi i tij ishte transferimi tek kampioni i Anglisë.
Finley që është produkt i akademisë së Leeds United, luan në rolin e mefushorit ofenziv dhe vlerësohet në mesin e talentëve më të mëdhenj nga Anglia.