Haradinaj uron besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjes

07 janar 2024 | 14:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse festën e Krishtlindjes.

Haradinaj ka thënë se festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës për ta kultivuar solidaritetin mes tyre.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sot festojnë krishtlindjen ortodokse, gëzuar për shumë mot! Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks. Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre. Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vonesa të pa justifikueshme, ngecje në marrjen e vendimeve e…