Moti për javën e ardhshme: Borë dhe shi

07 janar 2024 | 14:57

Javën e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ftohët, me reshje shiu dhe bore.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore. Java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve. Temperatura dimërore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore.

Parashihen ngrica dhe mjegull në ultësira dhe vise të larta, duke e vështirësuar qarkullimin normal të komunikacionit. Kujdes i shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Të hënën do të jetë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1  gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Ditën e martë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Të mërkurën do të majë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius.

Ditën e enjte do të jetë mot kryesisht i  ngjashëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjashme me të ditës së enjte, si minimalet , ashtu dhe ato maksimalet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pas gjashtë muajsh pjesë e futbollit gjerman, Leonardo Bonuci…