Modriqi: Ronaldo më uroi çmimin nga UEFA

07 shtator 2018 | 14:38

Luka Modriq u shpall lojtari i vitit nga UEFA. Ai ishte në këtë garë së bashku me Ronaldon dhe Salah. Ky trofe u kundërshtua nga agjenti i Ronaldos, Mendez. Ky i fundit mendonte se ishte portugezi ai që e meritonte këtë çmim.

Pas ndeshjes miqësore mes Portugalisë dhe Kroacisë ka qenë vetë Modriq që ka folur për marrëdhënien me Ronaldon.

“Kam një raport të mirë me të dhe do të vazhdoj ta kem. Më ka uruar me një mesazh në telefon për trofeun që mora nga UEFA. Gjithashtu më ka thënë se shpreson që të takohemi së shpejti. Çmimet individuale janë të bukura, por unë preferoj ato me ekipin, pasi mendoj se grupi është mbi gjithçka”, ka thënë Modriq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Aeroportin ‘Adem Jashari’ deri më 6 shtator janë shërbyer…