Stano: Njohja e targave na tregoi se përparimi nëpërmjet dialogut është i mundshëm

08 janar 2024 | 14:14

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka folur pas vendimit për pranimin e targave, nga ana e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ky zbatim i marrëveshjes ka treguar se përparimi nëpërmjet dialogut është i mundshëm.

“Puna rreth dialogut po vazhdon dhe fokusi i kësaj pune është në zbatimin e asaj që është pajtuar në pranverën e vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi parë se përparimi është i mundshëm, meqë ditë më parë edhe Kosova edhe Serbia janë pajtuar rreth çështjes së targave për heqjen e regjimit të stikersave. Kjo është një dëshmi konkrete se përparimi është i mundshëm kur ka një vullnet të mirë”, ka thënë Stano.

Më tutje, Stano është shprehur se marrëveshja në Bruksel e Ohër është ligjërisht e obligueshme dhe se pret të zbatohet, pa humbur kohë nga t dyja palët.

“Ne shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe pasi të jetë krijuar Qeveria e re e Serbisë. Ne do të vazhdojmë të angazhojmë dhe të punojmë me partnerët që t’iu ndihmojmë atyre sepse kjo është detyrë për ta dhe jo për ne për të zbatuar çdo gjë që është pajtuar. Pra ishin marrëveshje obliguese. Prandaj BE-ja dhe vendet anëtare të saj, presin që të dyja palët të procedojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Stano. /21Media

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vitit 2023, fëmijët në Kosovë ishin dukshëm më shpesh…