Limaj: 7 shtatori i vitit 1990, ndër datat më të rëndësishme të Kosovës

07 shtator 2018 | 15:39

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 7 shtatorin e 1990, kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Kushtetutën e Kaçanikut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës në rrugën e gjatë drejt pavarësisë së vendit.

“Më 7 shtator të vitit 1990 delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, me miratimin e Kushtetutës së Kosovës. 7 shtatorit i vitit 1990 është ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës në rrugën e gjatë drejt pavarësisë së vendit. Në këtë datë delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, në rrethana tejet të vështira, vendosën themelet e shtetit duke legjitimuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Kushtetuta e Kaçanikut zë vend të rëndësishëm në historinë e Republikës së Kosovës duke u paraprirë ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit. Shpreh mirënjohje dhe respekt për delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, për miratimin e Kushtetutës së vendit”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri aktual i Chelseat, Maurizio Sarri ka zbuluar arsyen pse…