U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej një muaj

08 janar 2024 | 17:34

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi teksa shtoi se do të ushtrohet e drejta për ankesë.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, ka deklaruar Smakiqi.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.

Ai është arrestuar në pjesën tjetër të kalimit kufitar Merdarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hezbollahu tha se një nga komandantët e këtij grupi u…