Kosova me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj ‘Gangwon 2024’

09 janar 2024 | 10:46

Ekipi olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.

Këto lojëra do të mbahen  prej 19 janar deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.

Skitarët janë Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh. Të dy janë kualifikuar me normë olimpike. Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Ndërsa shef i misionit është Bujar Turjaka.

“Në LOD për të Rinj Gangwon 2024 marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç. Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse. Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020”, shkruan në kumtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paraqitur një mocion duke kërkuar…