![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/xhudo.jpg)
Ekipi i xhudos po merr pjesë në kampin olimpik në Austri
09 janar 2024
| 16:32
Ekipi i xhudos së Kosovës po merr pjesë në aktivitetin e parë të këtij viti, kampin olimpik në Mitersill të Austrisë.
Në këtë Kamp Olimpik po marrin pjesë rreth 1 000 garues nga 55 shtete.
Ky është edicioni i 30-të i organizimit të këtij Kampi Olimpik në Mitersill të Austrisë. Pjesë e kampit nga Kosova janë ekipi Olimpik dhe partnerët e tyre.
“Përgatitjet po shkojnë mirë, stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, të koncentruar tek ndeshjet”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.