Fillon aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar, MSh-ja jep detaje

09 janar 2024 | 16:48

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se ka filluar aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar.

Në njoftimin e MSh-së është thënë se për të përzgjedhur mjekun familjar duhet një profil aktiv në platformën “e-Kosova”.

Ky pilot projekt fillon se zbatuari në katër komuna.

“Fillon aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar. Për të përzgjedhur mjekun tuaj familjar duhet të keni një profil aktiv në platformën ‘e-Kosova’. Për vëmendje: Ky pilot projekt filloj zbatimin në 4 komuna: Prishtinë (QMF5 – Ulpianë dhe QMF6 – Bregu i Diellit), Prizren, Lipjan dhe Istog”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i xhudos së Kosovës po merr pjesë në aktivitetin…