Bonucci, afër marrëveshjes me Fenerbahçen

10 janar 2024 | 10:34

Një prej futbollistëve më të njohur italian, Leonardo Bonucci, sot do të fluturojë për në Turqi.

Ish-kapiteni i Juventusit do të prezantohet më vonë gjatë ditës tek ekipi turk, Fenerbahçe.

Kontrata e Bonuccit me Fenerbahçen do të jetë e shkurtër, pasi ekipi turk ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit vetëm deri në qershor, raporton Indeksonline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Bonucci do të marrë pagë prej 1.3 milionë eurosh deri në fund të sezonit.

Union Berlin, nga ku edhe po transferohet, do të marrë kompensim për ndërprerje të kontratës, gjithashtu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësit e Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara kanë…