Ministri Lluka takohet me ambasadorin Delawie, flasin për energjinë dhe ‘Trepçën’

07 shtator 2018 | 17:55

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie me të cilin ka diskutuar për projektet energjike që po planifikohen të realizohen në vendimi tonë dhe për ndërmarrjen “Trepça”.

“’Trepça’ dhe projektet energjetike ishin në fokus, në veçanti ‘Kosova e Re’, ku është i përfshirë investitori amerikan ‘Contour Global’, i cili do t’i hapë rrugë zhvillimit të këtij sektori dhe do të ndikojë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, është thënë në komunikatën e MZhE-së.

Sipas kësaj komunikate, ambasadori Delawie, ka thënë se qëllimi i këtij takimi ka të bëjë me vendimet e rëndësishme që duhen të ndërmerren për të lëvizur përpara projektin “Kosova e Re”.

Delawie ka vlerësuar bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe ShBA-së që sipas tij do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Mentor Mazrekaj është transferi i ri i…